“Është cënuar gara; është cënuar demokracia në zgjedhje”
Kandidatja për rektore e Universitetit të Tiranës, Klodeta Dibra shprehet e shqetësuar për zgjedhjet. Sipas saj gara po cenohet nga deklaratat politike dhe “tymnaja” që i shoqëron. Në një deklaratë për mediat ajo shprehet:
“Është cenuar gara; është cenuar demokracia në zgjedhje. Ajo që po ndodh midis ditës së djeshme dhe ditës së sotme është një dhunim i procesit zgjedhor, një politizim i këtij procesi. Unë them që zoti Koni të shkojë në Prokurori dhe të bëjë denoncimin përkatës nëse ka kërcënim. Kjo është e vetmja gjë që mund të bëjë zoti Koni për të larguar të gjithë tymnajën. Unë shpresoj që Prokuroria të veprojë shpejtë sepse çështja e zgjedhjeve në universitet nuk pret, pasi zgjedhjet janë të mërkurën. Unë distancohem nga të gjitha veprimet që po dhunojnë procesin zgjedhor”, ka deklaruar Klodeta Dibra.