Procesi i votimit do të monitorohet nga policia dhe 170 vëzhgues tjerë
Sot zhvillohen zgjedhjet për drejtuesit e Universiteteve. Studentët e petagogët do të caktojnë me votën e tyre 14 rektorë në nivel kombëtar, 55 dekanë dhe 155 drejtues departamentesh. Në Universitetin e Tiranës vullneti i akademikëve dhe studentëve që në këtë vit përfaqësojnë 10% të peshës së votës, do të shprehet në 33 qëndra votimi të vendosura në fakultetet përkatëse. Për Universitetin e Tiranës, më i madhi në vend gara për rektor ku garojnë Mynyr Koni e Klodeta Dibra, ka qenë më e ndezur dhe më shumë në vëmendje të opinionit public.
Procesi i votimit dhe i numërimit do të monitoheret nga 170 vëzhgues mes të cilëve persona të zgjedhur nga kandidatë dhe Këshilli Rinor i Ambasadës së Sheteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë.
Komisioni, ka kërkuar bashkëpunimin e policisë së Tiranës për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e votimit.
Drejtuesit e universiteteve zgjidhen nje here ne 4 vjet. Ligji i ri arsimit të lartë i kufizon rektorët dhe dekanët deri në dy mandate dhe përcakton kritere të reja mbi vetefinancimin e Universiteteve një çështje që duket se e ka bërë edhe më të fortë garën aktuale.
Kandidatët
Në UT garojnë për rektor kandidatët Klodeta Dibra dhe Mynyr Koni.
Në garën për rektor të Universitetit Politeknik është dekani i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Andrea Maliqari; dekani i Fakultetit të Gjeologji-Minierave, Përparim Hoxha si dhe dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Andonaq Londo Lamani.
Në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, për rektor garojnë kirurgu Arben Gjata, i cili mban aktualisht këtë post; dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Mira Rakacolli si dhe kardiologu Petrit Bara, dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.
Në Universitetin Bujqësor garon Ardian Maçi dhe Bahri Musabelliu.
Në Universitetin e Arteve në garë për postin e rektorit është Kastriot Çaushi, Artan Peqini dhe Fatmir Hysi.
Në Universitetin e Sporteve garojnë për rektor Agron Cuka dhe Artan Shytaj.
Në Universitetin e Durrësit garojnë tre persona për postin e rektorit, Elmaz Leci, Ksenela Sotirfoksi, Bardhyl Ceku.
Në Universitetin e Vlorës garojnë dy, Bilal Shkurtaj dhe Roland Ziso.
Në Shkodër garojnë dy kandidatë, Arjeta Dibra dhe Adem Bekteshi.
Në Universitetin e Elbasanit kandidon për rektor vetëm një kandidat, Skënder Topi.
NëUniversitetin e Gjirokastrës garojnë për postin e rektorit Kostaq Hila dhe Bektash Mema.
Në universitetin e Korçës, garojnë Ali Jashari dhe Lorenc Konomi.