• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në Turqi, opozita premton kthimin e demokracisë

14:48 | 31/01/2023
në Bota
0

Lexo edhe

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar

Shuhet astrologia e mirënjohur

Pas gati 20 vjetësh me Rexhep Taip Erdoganin në pushtet, opozita në Turqi i ka vënë qëllim vetes, që pas zgjedhejve të ardhshme të kthejë demokracinë në vend, në rast se do të fitojë. Një aleancë prej gjashtë partishë opozitare të spektrit nga e majta deri tek e e djathta prezantoi në Ankara një program të përbashkët elektoral. Në Turqi zgjedhjet presidenciale janë planifikuar të zhvillohen më 14 maj.

Ndër gjashtë partitë e kësaj aleance ndër të tjera bëjnë pjesë partia më e madhe në opozitë, socialdemokratja CHP dhe ajo nacional-konservatore Partia Iyi. Vëzhguesit parashikojnë, që kandidati i përbashkët për president do të jetë nga radhët e partisë socialdemokrate CHP. Ndër tre kandidatë më 13 shkurt shkurt do të vendoset, se cili prej tyre do të jetë kandidati i përbashkët i opozitës për t’u përballur në zgjedhje me Erdoganin. Si kandidati me më shumë shanse konsiderohet kryetari i CHP Kemal Kilicdaroglu. Ndonëse shanse të mira deri vonë për një garë të tillë janë parashikuar edhe për kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu. Ndërkohë që partia pro-kurde HDP, forca e tretë në parlament, nuk është pjesë e aleancës elektorale të opozitës.

Më shumë ndarje pushtetesh

Aleanca opozitare synon një ndarje më strikte të pushteteve duke forcuar parlamentin dhe pavarësinë e drejtësisë. Kryeministri duhet të zgjidhet nga parlamenti. Mandati i presidentit duhet të kufizohet në shtatë vjet, e po ashtu ai nuk duhet t’i përkasë më asnjë partie.

Presidenti aktual i Turqisë Erdogan, i cili është edhe kryetar i partisë islamiste-konservatore AKP në pushtet, ka qenë kryeministër nga viti 2003 deri më 2014, përpara se të zgjidhej dy herë president. Përmes një ndryshimi në kushtetutë ai e ka zgjatur dukshëm mandatin e presidentit. Opozita në të ardhmen do të aplikojë shumicën e dy të tretave në parlament për ndryshimet kushtetutese.

Opozita do t’i kufizojë kompetencat e presidentit si dhe do të heqë dekretet presidenciale, përmes të cilave Erdogan ka shkarkuar nëpunës të lartë shtetërorë si shefin e Bankës Qendrore. Edhe mundësia e vetos së presidentit ndaj ligjeve synohet të kufizohet. Procedurat për ndalimin e partive politike duhet t’i kalojnë parlamentit. Synohet gjithashtu edhe forcimi i lirisë së shtypit.

Kufizimi i inflacionit

Aleanca opozitare deklaroi gjithashtu, që do të luftojë inflacionin, i cili aktualisht është 60 përqind. Sa i përket politikës së jashtme kjo aleancë shprehet për antarësimin në BE duke theksuar edhe rolin e Turqisë si anëtare në NATO si dhe është për vazhdimin e dialogut me Rusinë./ DW

Të Lidhura

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

nga 27
22:05 | 09/03/2023
0

Kina do të thellojë bashkëpunimin e saj me Rusinë në përpjekje për të sfiduar Shtetet e Bashkuara megjithë dënimin ndërkombëtar...

WhtasApp përditësohet me risinë origjinale

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar

nga 27
20:13 | 09/03/2023
0

Rrjeti social i komunikimit WhatsApp mund të ndalohet së funksionuari në Mbretërinë e Bashkuar. Paralajmërimi është dhënë nga kreu i...

Futbolli shqiptar në zi, humb jetën talenti 16-vjeçar

Shuhet astrologia e mirënjohur

nga 27
20:07 | 09/03/2023
0

Astrologia më e famshme në  Britani, Meg Mistikja, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Parashikimet e astrologes janë ndjekur nga...

Mund të godasë Tokën pas 23 vitesh, NASA gjurmon asteroidin

nga 27
18:31 | 09/03/2023
0

NASA po gjurmon me kujdes një asteroid, i cili ka një “mundësi të vogël” të godasë Tokën saktësisht për Ditën...

Para
Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës

Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vrasja e 2-fishtë në Kavajë, qytetarët: Jetojmë në Shqipëri –

Vrasja e 2-fishtë në Kavajë, qytetarët: Jetojmë në Shqipëri –

16:23 | 30/03/2023
“Nuk kishim nevojë për një skenarist”/ Veliu nuk kursen kunjat –

“Nuk kishim nevojë për një skenarist”/ Veliu nuk kursen kunjat –

16:19 | 30/03/2023

Ja këshilla që i dhanë Markle për të mos zemëruar Elizabetën II –

16:15 | 30/03/2023
Luizi i zhgënjyer me Jorin, ja përse (VIDEO) –

Luizi i zhgënjyer me Jorin, ja përse (VIDEO) –

16:11 | 30/03/2023
1 nuk mjafton! Messi synon triumfin e dytë në 2026, ja plani i tij –

1 nuk mjafton! Messi synon triumfin e dytë në 2026, ja plani i tij –

16:05 | 30/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Vrasja e 2-fishtë në Kavajë, qytetarët: Jetojmë në Shqipëri –
  • “Nuk kishim nevojë për një skenarist”/ Veliu nuk kursen kunjat –
  • Ja këshilla që i dhanë Markle për të mos zemëruar Elizabetën II –
  • Luizi i zhgënjyer me Jorin, ja përse (VIDEO) –
  • 1 nuk mjafton! Messi synon triumfin e dytë në 2026, ja plani i tij –
  • Kërkoi “t’i binte shkurt”, kroati pezullohet për përdorim dopingu –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vrasja e 2-fishtë në Kavajë, qytetarët: Jetojmë në Shqipëri –
  • “Nuk kishim nevojë për një skenarist”/ Veliu nuk kursen kunjat –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com