Koordinatorët e PS kanë nisur konsultimet me bazën për përzgjedhjen e krerëve të kësaj force politike në 61 bashki të vendit. Koordinatori për veriun, ministri I jashtëm, Ditmir Bushati mblodhi në një takim të përbashkët strukturat e dy qarqeve, Shkoder dhe Kukës që do të kenë zgjedhje për 8 njësi bashkiake. Pas kësaj faze, sytë janë tek 2017-ta ku Bushati thotë se objektiv është fitorja.
I pyetur mbi mungesën e disa deputetëve të këtij qarku dhe sa e vështirëson riorganizimin reduktimi i listës së përfaqësimit. Në këtë mbledhje ndryshe nga të shkuarat nuk ishte deputetja kritike Mimoza Hafizi, e cila sipas koordinatorit Bushati është ftuar për të qënë pjesë e takimit. E kontaktuar nga Ora Neës, zonja Hafizi tha se nuk ka mundur të jetë e pranishme për shkak të impenjimeve.