Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare të saj ka publikuar shifrat për daljen në votime për secilën komunë të Republikës së Kosovës.
Nga numri i përgjithshëm i vendovotimeve e që është 2547 deri më tani janë dërguar të dhëna nga 2340 vendvotime ose 93,87%.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka treguar lidhur me numrin e qytetarëve që kanë votuar sot në gjithë vendin.
Daka ka bërë të ditur se të gjitha vendvotimet janë mbyllur në kohë, dhe se në këto zgjedhje kanë votuar rreth 812 mijë qytetarë nga i gjithë vendi, apo 41.45 për qind.
Ajo ka bërë të ditur se që nga ora 19:00 ka filluar afati për paraqitjen e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me procesin e votimit të sotëm.
Detaje të tjera rreth procesit zgjedhor, Daka ka thënë se janë të publikuara në faqen e KQZ’së dhe se po përditësohen çdo minutë.
Këtu gjeni të dhënat e KQZ-së