Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në selinë e Partisë Socialiste.
Në fokus të takimit mendohet të jenë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Takimi i Bernd Borchardt me Ramën vjen para se ky i fundit të takohet me zyrtarin e lartë amerikan Hoyt Yee, i cili gjendet në Tiranë me misionin për t’i dhënë një zgjidhje krizës politike në vend.