Zgjedhjet e parakohshme të së majtës në Francë kanë filluar. Në qoftë se Partia Socialiste ka aprovuar parimin dhe ekologjistët kanë shprehur interesin e tyre për këtë vendim, kushtet e vendosura i lënë zgjedhjet e parakohshme hipotetike.
Kjo, sepse socialistët duhen të vendosin që të zgjedhin kandidatin (ose kandidatët) në këto zgjedhje të mundshme të së majtës kur partia komuniste ka shprehur tashmë opozitën e saj lidhur me një mbështetje per Francois Hollandin dhe qe Jean-Luc Melanchon vendosi të hedhë kandidaturën e tij vetëm. Ashtu, PS-ja mund të vendosë të bëjë zgjedhje të parakohshme
Aurelie Filippeti, e cila konsideron se qeveria aktuale nuk perfaqëson më të majtën, denoncoi, më datën 10 prill në tabelën e gazetës franceze “Le Parisien”, rrezikun për “zgjedhje të parakohshme alla shqiptare”, te organizuara vetëm për të rilegjitimuar Francois Hollandin. Ajo deklaroi:
“Ata endërrojnë për zgjedhje alla shqiptare: një kandidat, Francois Hollande, dhe as edhe një tjetër”.
Duket se jehona e referendumit të kryer nga Partia Socialiste për të legjitimuar Edi Ramën në krye të PS-së ka marrë famë europiane dhe tashmë është futur në fjalorin politik si shembull i zgjedhjeve pa zgjedhje vetëm me një kandidat.