Ditën e nesërme më datë 13 Prill, nisin procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Lajmi është dhënë përmes një shkrese të dalë nga zyrat e Kuvendit. Në shkresë thuhet se Bujar Nishanit i përfundon mandati më 24 korrik dhe më 9 korrik është afati i fundit i Kuvendit për zgjedhjet e kreut të ri të shtetit.
Procedura për zgjedhjen e presidentit të ri do të nisin 60 ditë përpara, pra më 13 Prill. Mbi këto procedura janë vënë në djeni edhe grupet parlamentare.