Zgjedhja e madhe e Ilir Metës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhja e madhe e Ilir Metës

10:46 | 29/04/2017
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Shqipëria ka tashmë presidentin e tetë të saj të erës së pluralizmit politik. Pas Sali Berishës (dy mandate), Rexhep Meidanit, Alfred Moisiut, Bamir Topit dhe Bujar Nishanit, Ilir Meta ulet në postin e kreut të shtetit, duke lënë pas 13 vjetësh, pozicionin e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vendimi i Metës shënon jo vetëm një thyerje madhore në karrierën e gjatë të këtij ish-socialisti të orëve të para, por edhe një risi me peshë në dinamikën e krizës aktuale politike, si dhe një akt të paprecedent për jetën e LSI, si një forcë politike e themeluar nga vetë Ilir Meta.

Në fakt, ka shumë kuriozitet të shihet sesi do ta afektojë krizën politike të kësaj pranvere, kalimi i Metës drejt Presidencës. Më së pari, një zgjedhje e tillë do t’i jepte fund dilemës për kreun e shtetit. Ka pasur shumë hamendje sesa dhe sesi do të përdoret nga palët poltroni i presidentit, për të zgjidhur lëmshin e ngatërruar të krizës elektorale dhe të bllokimit të sistemit nga ana e opozitës. Ilir Meta ka pasur qysh në krye të herës dy rrugë: t’i drejtohej institucionit të kreut të shtetit, duke u rreshtuar në favor të zgjidhjes institucionale, apo të bënte kauzë të përbashkët me opozitën, duke ju drejtuar protestës së rrugës. Mes institucioneve dhe rrugës, Meta lëshoi mesazhin se zgjodhi të parën.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Së dyti, zgjedhja e presidentit të ri fut në një hulli të përcaktuar edhe problemin e zgjedhjeve të 18 qershorit. Në rast se i përmbahemi logjikës së gjestit të sotëm të Metës, LSI do të hynte në zgjedhje edhe pa opozitën, duke dhënë një tjetër mesazh të fortë ndaj Çadrës së opozitës, për vendndodhjen e saj në skakierën e madhe të krizës.

Së treti, Ilir Meta president është një zgjedhje kompromisi edhe në parim. Pas 26 vjetësh nuk do të kemi në presidencë një demokrat dhe as një socialist, por një përfaqësues të një pale të tretë. Ilir Meta pritet të ruajë profilin e njeriut të ndërmjetësimeve dhe kompromisit, sidomos tani që po bëhet gati të ulet, në një post i cili ka si Yll Polar pikërisht kërkimin e pikave të takimit në skenën politike.

Me Metën e majta zgjedh presidentin e dytë të saj në dy dekada e gjysëm. Përveç Rexhep Meidanit, të gjithë krerët e shtetit kanë qenë të propozuar ose të zgjedhur nga e djathta.

Tashmë kriza politike shqiptare ka një vektor më pak. Zgjedhja e presidentit kërkonte pikërisht të jepte mesazhin se shteti dhe institucionet duhet të respektohen dhe të respektojnë edhe ato vetë detyrimet kushtetuese, të cilat mbajnë në këmbë të gjithë sistemin.

Me presidentin e ri Meta kriza është pak më lehtë, por ende larg së qeni e zgjidhur. Re të rënduara vazhdojnë të vërtiten në horizontin e politikës, duke nisur nga 7 maji i Kavajës. Dhe s’duhet harruar se presidenti i ri nuk do të ketë mundësi të ulet në poltronin e kreut të shtetit para datës 24 korrik. Një datë e largët për afatet e krizës shqiptare.

/javanews.al/

Etiketa: alfred moisiuBamir TopiBujar NishaniIlir Metarexhep MeidaniskakierëSkënder MinxhoziZgjedhja e madhe e Ilir Metës

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Mesila Doda: Kinezëri qëndrimet e ambasadorit të OSBE-së për mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje

Mesila Doda: Kinezëri qëndrimet e ambasadorit të OSBE-së për mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com