Kuvendi ka miratuar me 101 vota pro zgjatjen e afatit për komisionin e Reformës Territoriale.
Deri më tani, ende nuk është arritur në një përfundim të përbashkët nga palët, ku opozita kërkon një ndarje të re territoriale me 95 bashki dhe 6 rajone, ndërsa qeveria e konsideron të panevojshme diçka të tillë.
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se qeveria nuk do të ndryshonte qëndrim, ndërsa deputetët e opozitës e quajtën këtë si një përpjekje për planifikimin e fitores në zgjedhjet e ardhshme.