Zëri i Amerikës: Blinken autorizon vendet baltike të dërgojnë armatime në Ukrainë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës: Blinken autorizon vendet baltike të dërgojnë armatime në Ukrainë

22:19 | 22/01/2022
në Bota
0
Russian troops and military equipment parade at the end of the day of the Vostok-2018 (East-2018) military drills at Tsugol training ground not far from the borders with China and Mongolia in Siberia, on September 13, 2018. (Photo by Mladen ANTONOV / AFP)

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se ka autorizuar vendet baltike, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë që të dërgojnë në Ukrainë raketa anti-tank dhe anti-ajrore të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, një lëvizje që vjen në mes të tensioneve në rritje të Ukrainës me Rusinë.

“Përshpejtova dhe autorizova dhe ne mbështesim plotësisht transferimet e pajisjeve mbrojtëse që aleatët e NATO-s, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë po i ofrojnë Ukrainës për të forcuar aftësinë e saj për t’u vetëmbrojtur përballë agresionit të paprovokuar dhe të papërgjegjshëm të Rusisë,” tha zoti Blinken në një postim në Tëitter.

Ai falënderoi gjithashtu këto ish-republika sovjetike dhe anëtare e NATO-s, “për mbështetjen e tyre për Ukrainën.”

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Miratimi nga ana e zotit Blinken për dërgesat e armëve erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, nuk arritën ndonjë përparim në lidhur me Ukrainën në takimin e nivelit të lartë, përveç premtimit se do të vazhdojnë bisedimet.

Zoti Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u takuan për rreth një orë e gjysmë në Gjenevë, por asnjëri prej tyre nuk ndryshoi qëndrim lidhur me çështjet thelbësore.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u takuan për rreth një orë e gjysmë në Gjenevë, me të dy zyrtarët që refuzuan të lëvizin për kërkesat thelbësore.

“Ne kemi qenë të qartë se nëse ndonjë forcë ushtarake ruse kalon kufirin e Ukrainës, kjo do të përbënte një pushtim të ri. (Një veprim i tillë) do të përballet me një përgjigje të shpejtë, të ashpër dhe të bashkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët dhe aleatët tanë,” tha ai në një konferencë shtypi në Gjenevë, pas takimit me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Perëndimi po kërkon që Rusia të tërheqë trupat dhe armët e saj nga kufiri me Ukrainën, ndërsa Moska po bën presion që NATO të kufizojë operacionet e saj në Evropën Lindore dhe Qendrore dhe këmbëngul që aleanca ushtarake perëndimore të refuzojë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim.

Blinken tha se SHBA dhe aleatët e saj janë të përgatitur të trajtojnë shqetësimet e Rusisë, megjithëse jo pa kushte.

Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia ka grumbulluar rreth 100,000 trupa përgjatë kufirit të saj me Ukrainën.

“Ata kanë një prani të konsiderueshme force e cila nuk është pakësuar. Në fakt, ajo ka vazhduar të rritet. Dhe ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar,” u tha gazetarëve të premten sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.

Pavarësisht shqetësimeve të tilla nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, zoti Lavrov u përpoq të premten ta paraqiste Ukrainën si agresore.

“Askush nuk e fsheh faktin se armët po i dorëzohen Ukrainës, se qindra instruktorë ushtarakë po vërshojnë në Ukrainë tani,” tha Lavrov.

Megjithatë, ministri i jashtëm rus i quajti bisedimet “konstruktive dhe të dobishme”.

Lavrov tha gjithashtu se bisedimet do të vazhdonin mbi kërkesat e sigurisë së Kremlinit dhe se si Rusia ashtu edhe SHBA-ja ishin zotuar të vendosnin shqetësimet e tyre me shkrim për diskutime të mëtejshme.

Në një deklaratë të përbashkët të premten vonë, ministrat e mbrojtjes të tre shteteve baltike thanë se “qëndrojnë të bashkuar në angazhimin tonë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm rus.”

Deklarata thoshte se Estonia do t’i japë Ukrainës armë anti-tank, ndërsa Letonia dhe Lituania po transportonin raketa anti-ajrore dhe pajisje të tjera për të forcuar aftësitë ushtarake mbrojtëse të Ukrainës. Nuk ishte menjëherë e qartë se kur do të mbërrinin në Ukrainë armët dhe pajisjet./ Marrë nga/VOA/

Etiketa: armatimeBlinkenukraineZeri Amerikes

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Trafikonin kokainë nga Turqia dhe Hollanda, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali

Trafikonin kokainë nga Turqia dhe Hollanda, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com