Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u prit përzemërsisht nga liderët evropianë në Samitin joformal që filloi dje me temën e ekonomisë së BE-së, imigracionit dhe pushtimit rus të Ukrainës.
Presidenti ukrainas u shfaq në Bruksel të enjten dhe shumë liderë nxituan të shkëmbejnë disa fjalë me të.
Kryeministja e Finlandës Sana Marin përqafoi presidentin ukrainas dhe foli me të përpara se të fillonte seanca ndërsa pas takimit nuk ka ngurruar të bëjë një selfie me Zelenskyn, të cilën e ka postuar në historinë e saj në rrjetin social Instagram.
“Faleminderit President Zelensky për diskutimin e rëndësishëm në Bruksel. Ne jemi Evropa”, ka shkruar zonja Marin në postimin e saj në këtë rrjet social.
The post Zelensky, bën bujë përqafimi me kryeministren finlandeze appeared first on 27.