Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia është e hapur për bisedime për përfundimin e konfliktit në Ukrainë, por ka këmbëngulur se Moska nuk do të bëjë kurrë kompromis për ato që ai i quajti “realitete territoriale”.
Duke folur para gazetarëve në konferencën e rregullt për shtyp, Peskovi tha se Moska nuk do të heqë dorë nga pretendimet e saj ndaj katër rajoneve ukrainase, të cilat presidenti rus, Vladimir Putin, i aneksoi në shtatorin e vitit të kaluar, raporton gazeta “The Guardian”.
“Janë disa realitete të caktuara, të cilat tashmë janë bërë një faktor i brendshëm. Dua të them, territoret e reja. Kushtetuta e Federatës Ruse ekziston dhe nuk mund të shpërfillet. Rusia kurrë nuk do të mund të bëjë kompromis për këtë, këto janë realitete të rëndësishme”- tha zëdhënësi rus.
Peskov shtoi se Moska është e hapur për bisedime, nëse Kievi e pranon kontrollin e saj në ato territore. Megjithatë, forcat ruse nuk e kontrollojnë plotësisht asnjërin prej katër rajoneve të aneksuara.
“Me një gjendje të favorshme të punëve dhe me qëndrimin e duhur nga ukrainasit, kjo mund të zgjidhet në tavolinën e bisedimeve, por gjëja kryesore është që t’i arrijmë qëllimet tona”- tha ai.
Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka nënshkruar të ashtuquajturat “traktate për pranim”, me të cilat është formalizuar aneksimi i rajoneve Kherson, Zaporizhia, Luhansk dhe Donetsk pas referendumeve të orkestruara nga Kremlini, të cilat Ukraina dhe Perëndimi i cilësojnë të paligshme.
nacionale