Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, biseduan për më pak se dhjetë minuta në prag të samitit të Grupit G20 në New Delhi të Indisë të enjten, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit.
Në atë që besohet se ishte takimi i parë kokë më kokë mes dy diplomatëve fizikisht që para fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Blinkeni e përsëriti qëndrimin se Uashingtoni është i përgatitur për ta mbështetur mbrojtjen e Ukrainës aq gjatë sa është e nevojshme, tha zyrtari amerikan.
Në anën tjetër, ministri rus nuk e përmendi takimin me homologun amerikan në një konferencë për gazetarë, të cilin e mbajti pas takimit të ministrave të vendeve të Grupit G20, raporton agjencia “Reuters”.
Megjithatë, Ministria e Jashtme e Rusisë konfirmoi se Lavrovi dhe Blinkeni folën “në lëvizje”, por nuk mbajtën bisedime ose takim, raportuan agjencitë ruse të lajmeve të enjten.
Zyrtari amerikan, i cili i informoi gazetarët në kushte anonimiteti, tha se Blinkeni i bëri thirrje Rusisë që ta kthejë prapa vendimin për ta pezulluar pjesëmarrjen në traktatin bërthamor “New Start” dhe të lirojë shtetasin e ndaluar amerikan, Paul Whelan.
nacionale