Ditë e rëndësishme në kryeqytetin shqiptar ku 27 liderë europianë bëhen bashkë sot në Tiranë, ku po mbahet edhe Samiti i BE. Por në të njëjtën ditë zhvillohet edhe protesta e opozitës.
Vetë kreu i PD, Sali Berisha ka thënë se protesta është e një rëndësie të veçantë pasi do t’u tregojë liderëve të BE se Shqipëria është një vend i korruptuar si pasojë e keqqeverisjes Rama.
Në media qarkullojnë pamje nga ‘skena’ lëvizëse e protestës së Partisë Demokratike, ku duket qartë edhe slogani i protestës: “Europa the right wey, not the Rama way”.
Por teksa policia e ka ndaluar mbajtjen e protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryetari i PD dhe eksponentë të tjerë të opozitës, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen përpara Kryeministrisë, një zonë e cila ndodhet brenda perimetrit të sigurisë për samitin.