Të gjithë janë bërë kurioz për “qytetarin dixhital” i cili i tregon Ish-kryeministrit Berisha sekretet e qeverisë apo të krimit, të cilat ai më pas i poston në profilin e tij ne facebook. Berisha e ka pagëzuar si “Qytetari dixhital” dhe imagjinata ka shkuar deri aty, sa në rrjetet sociale qarkullojnë foto të kreut te SHISH, Visho Ajazi Lika, i cili njihet si i afërt me ish kryeministrin Berisha. ”Zbulohet qytetari dixhital i Berishës” shkruajne disa fanpage në facebook duke krijuar humor.