“Kërpudha e Përjetësisë”, është kjo bima e rrallë e zbuluar së fundmi në Iballë të Pukës.
E aftë për të kuruar një serë sëmundjess, çmimi i kësaj kërpudhe varion nga 250-300 Euro kilogrami.
Kërpudhat Reishi të përdorura prej më shumë se 4000 vjet, kryesisht në Kinë, përpunohen në formë të lëngshme, si kapsula dhe si pluhur.
“Kërpudha e Përjetësisë”, nuk është e ngrënshme megjithatë pasi përpunohet nga kompanitë farmaceutike ndihmon për të forcuar sistemin imunitar, luftuar infeksionet dhe virozat, problemet me mushkëritë, zemrën, tensionin e gjakut, veshkat, mëlçinë dhe kolesterolin e lartë.
Gjithashtu përdoret për trajtimin e simptomave të HIV/AIDS, pagjumësisë, ulçerës, helmimit dhe herpesit.