Presidenti Hashim Thaçi është shtruar në spital pasi ka gurë në veshka dhe ka shfaqur shqetësime. Ai shkoi për një kontroll këtë mëngjes në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas u shtrua në Klinikën e Urologjisë.
Gjendja e tij tashmë është stabile teksa vetë Thaçi ka shprehur mirënjohjen për stafin mjekësor.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor professional. Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi. Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thonë zyra e Thacit.