Zbulohet agjentja ruse në Kosovë, pjesë e një rrjeti të gjerë spiunësh (foto) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet agjentja ruse në Kosovë, pjesë e një rrjeti të gjerë spiunësh (foto)

08:48 | 19/01/2017
në Shqiperi
0

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka siguruar të dhëna, të cilat ishin bërë publike në fund të vitit 2016, se në Kosovë ka një rrjet të bashkëpunëtorëve të shërbimeve të inteligjencës së Federatës Ruse, të cilët udhëhiqen nga Dragana Trifkoviç, e cila dyshohet se është agjente e nivelit të lartë.

Dragana Trifkoviç është është drejtore e Qendrës për Studime Gjeostrategjike dhe njëkohësisht vepron edhe në kuadër të Qendrës Euroaziatike për Hulumtim dhe Zhvillim.Njëkohësisht, ajo ka qenë edhe një nga figurat e larta të Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska Stranka Srbije), e themeluar nga Vojisllav Koshtunica.

Dragana Trifkoviç në zgjedhjet e fundit në Serbi ka qenë e 14-ta në listën për deputetë, ndërsa koalicioni me të cilin ka konkurruar ka fituar vetëm 13 mandate. Në kuadër të veprimtarisë së saj kundër Republikës së Kosovës, Dragana Trifkoviç ka rrjet shumë të gjerë bashkëpunëtorësh të cilët veprojnë jo vetëm në Kosovë e Serbi, por edhe në shumë shtete perëndimore.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ajo është ndër kultivueset më të mëdha të propagandës që ka për qëllim diskriminimin e shqiptarëve në përgjithësi, duke shtrirë rrjetin në media e politikanë që nga Moska e deri në Berlin, Paris, Romë e Bruksel. AKI ka evidentuar raste kur ajo e ka vizituar Kosovën, por në të gjitha rastet asnjëherë nuk është regjistruar në kufi, qoftë në pikat veriore 31 dhe 1, qoftë në Merdar.

Në vitin 2014, së bashku me një shtetas gjerman, me profesion gazetar, ka vizituar disa qytete në Kosovë (Mitrovicën Veriore, Rahovecin, Pejën, Prizrenin), duke krijuar kontakte të reja dhe njëkohësisht duke krijuar propagandë mediale në mediat gjermane kundër Kosovës dhe liderëve të saj. Sipas konstatimeve, Dragana Trifkoviç dëmin më të madh Kosovës ia bën duke rekrutuar serbë të Kosovës nëpër seminare e takime të ndryshme që i organizojnë institutet e ndryshme ruse në Serbi.

Një rast shqetësues për Kosovën, është dyshimi se ajo mund të ketë rekrutuar njerëz të strukturave të larta të Listës “Srpska” e të cilët janë të përfaqësues në institucionet e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunëtorët më të mëdhenj të Dragana Trifkoviç janë ushtarakë e kuadrat e shërbimeve serbe të inteligjencës të cilët kanë vepruar në Kosovë para vitit 1999, e të cilët kanë qenë në maja të atyre strukturave, siç është rasti i kolonel Lubinko Gjurkoviçit – komandant i forcave serbe në Koshare, pastaj Sllavko Nikiçit – pjesëtar i RDB-së (Resori i Sigurisë Shtetërore – pasuese e UDB-së) dhe autor i disa librave diskriminues ndaj figurave kryesore të UÇK-së, Marko Jakshiçit dhe Slavisha Ristiçit – liderë të nacionalistëve serbë në komunat veriore, Zvonko Mihajlloviçit – lider i strukturave radikale serbe në Shterpcë, Bozhidar Delliç – gjeneral serb i lindur në Gjakovë dhe B.N. gazetar serb i njohur në Kosovë nga Graçanicës që vjel fonde edhe nga shtete perëndimore në Kosovë etj.

AKI ka të dhëna se Dragana Trifkoviç është e martuar dhe ka njohuri për familjen e saj, megjithëse këtë e mban shumë të fshehtë. Familja e ngushtë e saj jeton në Moskë, ku vet Dragana Trifkoviç e kalon një pjesë të madhe të kohës. Përveç veprimtarisë së saj e cila dëmton rëndë Republikën e Kosovës, AKI ka në dispozicion prova të tjera të cilat e rrisin dyshimin e bazuar se ajo është pjesë e shërbime ruse të inteligjencës.

Trifkoviç ka qenë e angazhuar, tërthortë apo direkt, edhe në nxitjen e pjesëmarrjes së serbëve në kuadër të forcave separatiste proruse në Ukrainë dhe ka raport shumë të mira me shumë prej vullnetarëve serbë atje. Madje, ajo vet ka qenë e pranishme në vijat e frontit në Ukrainë. Për këtë ajo është akuzuar si spiune edhe nga qeveria e Ukrainës.

Përfundimisht, një rrjet i bashkëpunëtorëve të mundshëm të Dragana Trifkoviç ka ndërhyrë edhe në Malin e Zi, me 16 tetor 2016, ne diten e zgjedhjeve parlamentare, ku Aleksandar Sinxhelliçi se bashku me ish-komandantin e xhandarmerise serbe Bratislav Dikiqin, u akuzuan per grusht shtet. Menjehere me pas, kryeministri i Serbise, Vucic pati thene se me vjen keq nese Mali i Zi mbeshtetet ne te dhenat e komandantit te policies se Kosoves Selimaj, duke e injoruar keshtu dhe mos njohur Republiken e Kosoves, perkatesisht AKI-ne dhe drejtorin Agron Selimajn.

/RTK/

 

Etiketa: agjente ruseakiDragana TrifkoviçkosoveQendra Euroaziatike për Hulumtim dhe Zhvillimrrjet

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Korçë, vijojnë reshjet e dendura të dëborës, përdorimi i zinxhirëve i detyrueshëm edhe në qytet

Korçë, vijojnë reshjet e dendura të dëborës, përdorimi i zinxhirëve i detyrueshëm edhe në qytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com