Policia ka sekuestruar ditën e sotme një sasi prej 697 kg kanabisi, në Skrapar. Mësohet se kanabisi është gjetur në një zonë të pyllëzuar në dy vende të ndryshme, e futur në thasë.
Policia bën me dije se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative në vendin e quajtur “Qafa e Qershisë”, në fshatin Ujanik, ku u gjet e fshehur lëndë narkotike.
Pas veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Hekuran Musabelliu, i dyshuar si posedues i saj, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.