Në sajë të një operacioni zbulohen 100 predha artilerie në Bradashesh të Elbasanit.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se predhat janë transportuar për në poligon ku do të bëhet edhe asgjësimi.
Operacioni u funalizua në më pakse dy orë nga Efektivët e EOD, të batalionit xhenier të Komandës mbështetëse të FA dhe efektivët e Policisë së Shtetit.
Kërkesa për ndërhyrje u bë nga prefekti i Elbasanit, pasi banorët kishin konstatuar predhat afër lumit.