Personi i cili kërcënoi se do të hidhej nga një oxhak pranë spitalit Ushtarak në zonën e Laprakës, tashmë ka zbritur dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore për gjendjen e rënduar psikologjike.
Mësohet se personat që kanë negociuar me Qazim Brukën që ai të zbresë nga oxhaku kanë qenë zjarrfikësit si dhe bashkëshortja e tij.
Ai ka qëndruar për më shumë se një orë në oxhak duke kërcënuar se do të hidhej.