Policia e Tiranës ka arrestuar një të dyshuar për rrahjen e gazetarit Elvi Fundo, i cili u qëllua me sende të forta duke përfunduar në spital.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia bëri të mundur arrestimin e shtetasit Ilir Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë.
42 vjeçari dyshohet të jetë një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më 8 mars, ku është goditur me sende të forta shtetasi Elvi Fundo.
Materialet i’u referuan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.