Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim rreth 60 minuta paraditen e 5 janarit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Mësohet se, ambasadorja amerikane ka inkurajuar të gjithë prokurorët të luftojnë krimin e korrupsionin e të ndëshkojmë me prova dhe fakte të gjithë ata që konsiderohen “peshqit e mëdhenj” të krimit e korrupsionit, duke u kërkuar atyre të mos intimidohen apo ndikohen nga presione apo njerëz të veshur me pushtet por të bëjnë drejtësi.
Kjo vizitë është e para e diplomates amerikane pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Altin Dumani. Yuri Kim ka zgjedhur këtë institucion të drejtësisë shqiptare për të vizituar të parin për vitin e ri 2023.
The post Zbardhet mesazhi i Yuri Kim për kreun e SPAK: Mos u ndiko nga… appeared first on 27.