Pedagogët kanë zhvilluar një protestë këtë të enjte, pasi nuk ka pasur asnjë reagim ndaj peticionit në lidhje me kërkesat e tyre. Ndërkohë janë zbardhur nëntë kërkesat e pedagogëve drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.
Mësohet se në peticion kërkohet të arrihet niveli i pagave të Universiteteve publike të Kosovës, brenda dy viteve me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20 % në Tetor 2023.
Kreu i sindikatës së universiteteve, Sandër Kovaçi, u ka bërë thirrje edhe pedagogëve që janë të trembur që të çohen në protestë. Ai gjithashtu kërkoi nga qeveria që pagat e pedagogëve të bëhen sa në rajon dhe brenda dy viteve të rriten me 50%.