Zbardhen fakte tronditëse nga ngjarja në Himarë, mesazhi rrëqethës i gjyshit të Jonadës! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen fakte tronditëse nga ngjarja në Himarë, mesazhi rrëqethës i gjyshit të Jonadës!

17:28 | 13/08/2022
në Kryesore, Shqiperi, Uncategorized
0

Tragjedia e Himarës tronditi gjithë Shqipërinë. Komisari i policisë Arjan Tase që qëndronte si trim mbi skaf u shndërrua në vrasësin e një fëmije të pafajshëm. E frikshme, por kjo është Shqipëria sot! Kemi frikë të ecim në rrugë më fëmijën për dore sepse na përplas “i forti” i lagjes që ka makinë luksoze. Kemi frikë të shkojmë në plazh sepse skafet të marrin jetën. Pasiguria ka ngulur rrënjët kudo. Pas shpinës time ndodhet institucioni përgjegjës për sigurinë e qytetarëve. Por, sa e realizon këtë detyrë kaq të rëndësishme. Sa e realizoi këtë detyrë në ngjarjen tragjike të Himarës.

JONADA

Çdo provë dhe fakt duhet zbardhur në transparencë të plotë. Çfarë ndodhi më 2 gusht në plazhin e Potamit, çfarë fshehu policia dhe agjencia e mbikëqyrjes policore dhe si u tentua të fshihej e vërteta nga autori i krimit.”

Read more

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Shënonte ora 13:50. Bledar Avdia me vajzën e tij 7-vjeçare Jonadën po qëndronin në bregun e detit në Potam. Edhe pse nuk e dinin, Babe e bije po jetonin çastet e fundit së bashku. Më pas erdhën minutat fatale për familjen Avdia. Një skaf që erdhi nga deti, i mori jetën mizorisht vogëlushes.

Çfarë ndodhi ne ato minuta dhe çfarë veprimesh kreu komisari Arjan Tase qe solli tragjedinë? Një dëshmitar okular që ndodhej 10 metra afër vendngjarjes rrëfen se si Arjan Tase kreu krimin e rende.

Por, çfarë thanë për ngjarjen në deklaratat zyrtare policia dhe agjencia e mbikëqyrjes policore AMP?! Në të dyja deklaratat ka një mospërputhje jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me të vërtetën e ngjarjes. Në njoftimin e policisë Vlorë thuhet se skafi ka humbur kontrollin, ndërsa në njoftimin e AMP thuhet se Arjan Tase ka kryer manovrime të pakujdesshme 15 metra larg bregut për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Dëshmitari okular i ngjarjes hedh poshtë të dyja variantet, si të policisë dhe të AMP.

Si u hetua ngjarja dhe a kreu grupi hetimor të gjitha procedurat e nevojshme për administrimin e të gjitha provave me qëllim për zbardhjen e plote të ngjarjes. Por, si veprohet në të tilla ngjarje? Eksperti i sigurisë Fatjon Softa shpjegon me detaje se çfarq veprimesh hetimore duhet të bënte policia në këtë rast.

Dëshmitari okular tregon se në asnjë moment nuk pa që grupi hetimor të bënte një vëzhgim me detaje të vendit të ngjarjes dhe të administronte provat e nevojshme.

Komunikimi dhe veprimet e policisë kundrejt Arjan Tases në vendin e ngjarjes ishin sikur të kishte ndodhur një incident i vogël.

Hija e dyshimit për mënyrën se si u hetua ngjarja shtohet më shume kur mëson se një dite pas ngjarjes disa metra afër bregut të detit, aty ku ndodhej edhe një stacion për skafe, ishte hequr mbishkrimi për këtë aktivitet. Aty pranë ndodhet edhe një hotel kamerat e sigurisë së të cilit kanë regjistruar të gjithë ngjarjen. A u sekuestruan këto kamera?

Arjan Tases nuk iu sekuestruan të gjitha sendet personale që kishte në skaf dhe në çantë. Në asnjë deklaratë të policisë dhe AMP nuk thuhet nëse komisarit të policisë iu sekuestrua arma e shërbimit apo sende të tjera që kishte më vete.

Po ashtu autoritetet duhet të japin përgjigjen nëse, Arjan Tase ishte nën efektin e alkoolit apo nën efektin e lëndëve narkotike. E nëse këto analiza nuk janë bërë që në fillim kur ai u shoqërua, Prokuroria duhet të nis hetimet se përse testet u shmangën.

Sjellja e Arjan Tases pas ngjarjes është një tjetër arsye e fortë pse hetuesit duhet të thellojnë hetimet. Gjakftohtësia e tij pas ngjarjes është e frikshme, madje dëshmitari thotë që Tase kërcënoi edhe familjen e Jonadës.

Autori i krimit ndodhet në burg në akuzën e vrasjes me dashje indirekte, një akuzë që u ndryshua nga prokuroria pasi AMP e cilësoi si vrasje nga pakujdesia.

Shpresojmë që drejtësia të ngarkojë me përgjegjësinë e merituar autorin e krimit, që nesër në policinë e shtetit të mos emërohen Arjan Tase të tjerë, që me arrogancë shkelin ligjet e këtij vendi duke shkaktuar edhe tragjedi.

Sot, në sytë e Jonadës së vogël shohim parajsën ku ndodhet. E vogla pikëlloi gjithë Shqipërinë. Ajo erdhi nga jashtë vendit dhe Zoti e mori në vendlindjen e prindërve, aty ku po luante në breg, ku sytë e saj të bukur ishin bërë njësh me detin.

Familjes së saj Jonada i ka lënë një boshllëk që nuk zëvendësohet kurrë. Me pikëllim në shpirt Gjyshi i Jonadës, një njeri fisnik, jep mesazhin e tij dhe falenderon shqiptarët për mbështetjen.

“Unë nuk kam dashur të jem njëri prej atyre që e konverton tragjedinë në një shoë mediatik. Kam respektuar kodet e Gegërisë dhe të fisit tim të njohur të fshatit ‘ Berishë’. Përkushtimi i shqiptarëve dhe pjesëmarrja e tyre brenda e jashtë kufijve është ngushëllimi im familjarë. Ata dua t’i falenderoj pafundësisht e përjetësisht që jetuan me mua këtë tragjedi familjare duke i dhënë përmasa kombëtare. Me këtë dokumentar të lartësojmë Jonadën tonë të shtrenjtë si një përmendore e kohës së përbindëshave të pushtetit dhe që nëpërmjet dokumentarit t’u themi një mesazh shqiptarëve: – Kjo që ndodhi me Jonadën të mos përsëritet kurrë me tek asnjë familje shqiptare. Ne respektojmë kodin e heshtjes”./BW

Etiketa: Arjan Tasejeteskaf

Të Lidhura

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

nga 27
11:03 | 16/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish Edi Ramës për udhëtimet e tij me avion, duke theksuar se...

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

nga 27
10:53 | 16/03/2026
0

Një 21-vjeçare është përdhunuar nga një shtetas i huaj, në një banesë të marrë me qira në rrugën e “Bogdanëve”,...

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

nga 27
10:45 | 16/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha jashtë ambienteve të SPAK tha se Rama nuk mund të mbyllë dosjet e tij...

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

nga 27
10:41 | 16/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha jashtë ambienteve të SPAK tha se Rama nuk mund të mbyllë dosjet e tij...

Para
“Luftë” për shezlonge, vendasit “shtypin” turistët (Video)

“Luftë” për shezlonge, vendasit “shtypin” turistët (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

11:03 | 16/03/2026
Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

10:53 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:45 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:41 | 16/03/2026
Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

10:37 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com