Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i pasdites në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Në aksident u përfshi një automjet i ambasadës ruse i cili është përplasur me një mjet tip Benz.
Sipas policisë i plagosur në këtë aksident ka mbetur shtetasi Besnik Gora i cili është transportuar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore.
Raportohet se të lënduar lehtë kanë mbetur edhe dy persona.