Zaev: Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përpos BE-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zaev: Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përpos BE-së

15:05 | 21/10/2019
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Presidenti Pendarovski ka thënë se nga të gjithë liderët ka marrë garanci se pa marrë parasysh vendimin e BE-së në lidhje me datën e bisedimeve, vendi do të vazhdojë rrugën e euro-integrimeve.

“Kemi konsensus shtetëror, pavarësisht përfundimeve të samitit të BE-së, kemi konfirmim nga të gjithë të pranishmit, se ne nuk kemi asnjë problem me metodologjinë e re që kërkohet. Të gjithë kanë rënë dakord se nuk kanë asnjë problem me procesin e rezervuar, për shkak se nuk kemi prej çka të frikësohemi, të gjithë të pranishmit i thanë jo cilësdo alternativë tjetër. Ne jemi pjesë e Evropës, dhe ne nuk po kërkojmë ndonjë alternativë tjetër, përveç asaj të një anëtares së plotë e BE-së”, ka deklaruar Stevo Pendarovski.

Stevo Pendarovski (Getty Images/AFP/J. Thys)

Kryeministri Zoran Zaev theksoi, se “besoj se qytetarët me mençuri do të sjellin vendim me të cilin do ta hapin rrugën nëpër të cilën ne politikanët, që do të marrim përkrahje, do ta udhëheqim shtetin tonë”. Ai tha se data është arritur me koncensus dhe se është marrë parasysh ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO. Zaevi tha se në rrugën e konsultimeve të brendshme në LSDM do të zgjidhet kryeministri teknik, i cili do të kryejë funksionin nga 3 janari. Ai vlerëson se tani është momenti i mirë që të bisedohet edhe për ndryshim të modelit zgjedhor, ndërsa sipas LSDM, është e pranueshme që të ketë një njësi zgjedhore dhe lista të hapura.

Read more

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Nord-Mazedonien | Pressekonferenz des Premierminister Zoran Zaev (DW/P. Stojanovski )

“Kjo datë na krijon mundësi që të flasim për modelin zgjedhor. Si kryetar i partisë më të madhe politike në shtet mbetem në qëndrimin, se shteti duhet të bëjë hapa para drejt demokratizmit të procesit. Për LSDM-në është e pranueshme një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Dëshiroj t’i dëgjoj partitë më të vogla politike, sepse shumë shpesh ne partitë më të mëdha mblidhemi dhe nuk është korrekte që vetëm ne të vendosim. Kisha takim me ta dhe ata janë për një njësi zgjedhore. Besoj se shteti do të mbledh fuqi që të bëjë hapa para drejt demokratizimit më të madh përmes procesit zgjedhor, gjegjësisht modelit zgjedhor që ta përforcojmë pluralizimin në shtet përmes Parlamentit”, ka deklaruar Zaev.

Ahmeti: Vulosëm bashkarisht rrugëtimin euroatlantik

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka vlerësuar, se takimi tek Presidenti është një ndër takimet më konstruktive ku njëzëri nga të gjithë partitë është vulosur rrugëtimi euro-atlantik i vendit.

“Mund të them se ky është ndër takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternativa jonë e vetme është Bashkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar. Gjithashtu pas ratifikimit edhe Parlamenti ynë duhet të ratifikojë marveshjen për anëtarsim në NATO. Ramë dakord që me 12 prilli të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas të gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri”, ka thënë Ahmeti.

Mazedonien Demokratische Union für Integration - Ali Ahmeti (DW/P. Stojanovski)

Mickovski: Me 12 prill do të fitojë një Maqedoni e rindërtuar

Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Mickoski pas takimit të liderëve ka theksuar se është me rëndësi që u riafirmuan qëndrimet se të gjithë mbeten të përkushtuar në euro-integrime. Ai theksoi se  vijojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku do të fitojë një Maqedoni e rindërtuar.

“Nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në NATO dhe BE. Ky ishte konstatim unanim i të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim sa i përket mosmarrjes së datës për fillim të negociatave. Ndërkohë në pjesën e dytë ku u diskutua për zgjedhjet e parakohshme ramë dakord që 12 prilli të jetë dita kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për ne ishte shumë e rëndësishme që të marrim datë për zgjedhje të parakohshme. Kemi realitet të ri, do të kemi qeveri teknike dhe më 12 prill do të kemi fitues të ri të zgjedhjeve”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Partitë shqiptare pro zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi ka thënë se derisa Evropa t’i sqarojë punët e brendshme, ne duhet të vazhdojmë Evropën ta sjellim këtu dhe të vazhdojmë me reformat e posaçërisht ato në fushën e gjyqësorit.

“U dakorduam për 12 prillin si ditë zgjedhjeje dhe ditë feste për të gjithë qytetarët dhe tek shqiptarët do të vijë ndryshimi”, ka deklaruar Afrim Gashi.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është i gëzuar për konfirmimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “Qëndrimi i përbashkët ishte se të gjithë duhet të punojmë për synimet tona për rrugën drejt BE. Kuptohet që me siguri ju kanë thënë se data për zgjedhjet e parakohshme është një sihariq për gjithë qytetarët, për të gjithë ata që vlerësojnë se ka ardhur dita e ndryshimit. Unë i bëj ftesë të gjithë njerëzve të mobilizohen që ta sjellin ndryshimin. Na priftë e mbara të gjithëve”, është shprehur  Ziadin Sela.

Nordmazedonien und EU (picture-alliance/dpa/I. Bänsch)

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami ka theksuar se tek subjekti i tij politik nuk ka pasur asnjë mëdyshje se pas mosmarrjes së datës për fillimin e bisedimeve për anëtarsim në BE, Maqedonia e Veriut duhet të shkojë në zgjedhje zë parakohshme parlamentare.

“Ne si BESA edhe më parë kemi konfirmuar se zgjedhjet duhet të mbahen. Tani është momenti më i përshtatshëm që qytetarët të tregojnë se cili është orientimi i tyre dhe kjo do të konfirmohet edhe në zgjedhjet e reja të parakohshme. Në asnjë moment nuk duhet të vihet në pikëpyetje procesi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut. Ne duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë, që më pas në samitin e radhës të marrim edhe datën për negociata”, nënvizon Kasami.

Sipas Marveshjes së Përzhinos, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme duhet të formohet qeveri teknike, të cilën duhet ta udhëheq personi i propozuar nga LSDM, ndërsa opozitës i takon Ministria e Punëve të Brenëshme dhe dy ministri të tjera. Sipas kësaj Maqedonia e Veriut nga 3 janari 2020 do të udhëhiqet nga qeveria teknike që përgatit zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

/dw

Etiketa: “Maqedonia e VeriutAli AhmetiKryeministri Zoran ZaevPresidenti Pendarovski

Të Lidhura

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

nga 27
22:20 | 25/12/2025
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

nga 27
21:58 | 25/12/2025
0

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka...

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

nga 27
21:44 | 25/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të...

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

nga 27
21:22 | 25/12/2025
0

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte...

Para
Tronditet Shkodra, vritet një person me armë zjarri

Tronditet Shkodra, vritet një person me armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com