“Z. Pavlopulos! Në pleqëri ose mençurohesh ose… çmendesh!” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Z. Pavlopulos! Në pleqëri ose mençurohesh ose… çmendesh!”

20:11 | 05/02/2018
në Uncategorized
0
BELGRADE, SERBIA - OCTOBER 02 : President of Greece Prokopis Pavlopulos meets with his Serbian counterpart Aleksandar Vucic (not seen) ahead of their joint press conference in Belgrade, Serbia on October 02, 2017. (Photo by Milos Miskov/Anadolu Agency/Getty Images)

BELGRADE, SERBIA - OCTOBER 02 : President of Greece Prokopis Pavlopulos meets with his Serbian counterpart Aleksandar Vucic (not seen) ahead of their joint press conference in Belgrade, Serbia on October 02, 2017. (Photo by Milos Miskov/Anadolu Agency/Getty Images)

Nga Andrea Danglli

Infeksioni politik që ka prekur mendimet e presidentit Prokopis Pavlopulos, mendoj se nuk i takon shqiptarëve për ta vizituar, kuruar dhe shëruar.

Jo veç se është e vështirë të gjenerosh qelizat e sëmura ekstremiste, por edhe sepse orekset territoriale mes fqinjëve zgjidhen nga ekspertët e palëve dhe jo nga politika apo media që shpesh herë kanë një dosje të caktuar në prapaskenë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Megjithatë, fqinjit tonë që herë pas here hedh shkëndija drejt “fuçisë së barutit”, i duhen kujtuar veç disa paragrafë historie që mbase i ka harruar, s’i ka lexuar ndonjëherë apo ndoshta nuk do që t’i dijë.

Ja sjell në vëmendje edhe për faktin se qasja e tij ndaj shqiptarëve është shqetësuese, madje për të qenë me të saktë duket tronditëse dëshira e shfaqur për të na parë pa gojë, pa veshë dhe pa sy.

Për të ngritur zërin e të drejtave tona tashmë nuk na tremb as e shkuara e masakrave mbi popullsinë shqiptare, as vota greke kundër Shqipërisë në BE dhe as ndonjë i “çmendur” që tenton të minojë marrëdhëniet që duan të ngrenë të dyja vendet.

I nderuar president i fqinjëve tanë të mirë!

Në vendin tim thonë për ty se “anti-shqiptarizmi” të ka shtrirë metastazat në të gjithë qelizat e trurit dhe jep sinjale të qarta se ke veç një mision: Të pengosh integrimin e shqiptarëve!

Nuk dua ta besoj plotësisht këtë konstatim por dyshoj kur ndjek deklaratat tuaja që herë pas here shfryni një mllef të vjetër ndaj nesh.

Mllef që lind qoftë për një gur që vjen nga Çamëria në Tiranë, qoftë për njohjen e çështjes “Çame” në Bruksel dhe qoftë për suvanë e prishur të ndonjë shtëpie greke në Himarë. Historia jonë nuk është letërsi, dhe s’duhet interpretuar si të ishte diçka e trilluar. Për ju nuk e di.

E para, duket qesharake kur pretendoni cenim të minoritetit grek në një kohë kur Shqipëria është treguar aq dorëlëshuar sa deri më sot njeh 9 të tilla. Ne i njohim, i respektojmë dhe i lejojmë që ata të jenë të barabartë me ne pavarësisht çdo gjëje. (veçanërisht atë grek) Ky është fakt, ashtu siç është fakt që ju nuk njihni asnjë.

E dyta, fatin tonë Evropian nuk e përcakton vetëm vota e Greqisë dhe aspak ju personalisht. Shantazhi i përsëritur në Francë gjatë shtatorit të vitit të shkuar dhe sot në Athinë, është thjesht një aventurë adoleshentësh e asgjë më tepër.

Nëse BE do të funksiononte me praktikën që rekomandoni ju, “fuçia e barutit” do të ishte ndezur prej kohësh në Evropë dhe s’do kishte kurrë paqe. Deklarata e frikur që përcillni nuk na fyen ne, por fqinjët tanë grekë që trumbetojnë me të drejtë “djepin e demokracisë”.

E treta, fqinjësia jonë e mirë me grekët nuk mund të ‘ndotet’ nga huliganët në Athinë dhe Tiranë. Në Shqipëri shumë shtetas grekë priten dhe përcillen si miq, ashtu siç janë pritur edhe mjaft shqiptarë në vatrat tuaja siç jam edhe unë. Është e tepërt të nxisni një krisje artificiale inekzistente për interesat tuaja politike.

E katërta dhe më kryesorja është se çështja “Çame” ekziston dhe ju e njihni (de fakto) më mirë se kushdo këtë dramë të historisë sonë të përbashkët. Vetë Brukseli përmes komisionerit Johannes Hahn ka thënë “Komisioni mirëpriti faktin se të dy vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe. Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame!”

Këto rreshta nëse si keni lexuar ashtu siç duhet, bëni mirë t’i rilexoni përpara se të bëheni qesharakë me qëndrimin kundër BE-së dhe vetë kundër interesave të popullit tënd që s’ka më kohë të tepërt për të humbur në “beteja” boshe diplomatike. Shqipëria kërkon vetëm atë që i përket dhe asgjë më tepër për të dhuruar, rrëmbyer apo zhvatur.

Sot po ju tregoj veç kaq, ndoshta një ditë tjetër do t’ju dërgoj si dhuratë ndonjë libër historie që tregon se në Çamëri u masakruan afro 3 mijë njerëz dhe u dëbuan padrejtësisht 25 mijë të tjerë prej vatrave të tyre. Keni dëgjuar për këtë? E shikoni, ju nuk begenisni as t’i njihni, ndërsa ne po nderojmë ushtarët tuaj të vrarë në vendin tonë.

Në fund të fundit nuk është as hera e parë, as hera e dytë dhe as hera e tretë që në mënyrë të përsëritur tregoni se fqinjët ju shqetësojnë nëse janë të gjallë përtej kufirit. Por grekët dhe shqiptarët në përgjithësi ndajnë tjetër mendim nga ju.

Ka ardhur koha për të na demonstruar që pleqëria ju ka mençuruar me thinjat mbi krye duke bërë që sot të predikoni paqen mes nesh dhe jo urrejtjen ekstremiste që zë fill nga Athina e deri në Tiranë. Në të kundërt, natyrshëm na lind e drejta për të mos ju marrë më seriozisht.

Etiketa: Andrea Danglli

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Iu kap 32 kg kokainë, 50 vjet burg shqiptarëve në Angli

Iu kap 32 kg kokainë, 50 vjet burg shqiptarëve në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com