Yuri Kim: Kur dikush kërcënon Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Yuri Kim: Kur dikush kërcënon Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen

21:42 | 29/09/2022
në Kryesore
0

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim shprehu mbështetjen ndaj Shqipërisë pas sulmeve kibernetike që sipas verifikimeve të autoriteteve, u krye nga Irani.

Në emisionin “Opinion”, Kim theksoi se SHBA pasi ka vërtetuar se sulmi është kryer nga Irani, ka ndërmarr një seri sanksionesh për zyrtarët iranian.

E pyetur nëse Shqipëria rrezikohet nga sulmet terroriste pasi në vendin tonë po strehohet opozita Iraniane, ambasadorja tha “Iranianët janë qartazi të pakënaqur nga vendimi i Shqipërisë për të strehuar ata që kundërshtojnë regjimin Iranian.”

Read more

Bayern Munich shkatërron Leipzig dhe shkëputet 11 pikë në krye, Dortmund fitore në “frymën e fundit” –

Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin –

Dy apartamente shndërrohen në shtëpi publike në Durrës, arrestohet tutorja –

Senegali i Sadio Mane përballë Marokut të Brahim Diaz, sonte luhet finalja e madhe e Kupës së Afrikës –

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Let t’u rikthehemi tani komenteve mbi Iranin dhe marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Iranit. Ne morëm një vendim shumë të fortë dhe shumë të vështirë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Sipas informacionit që qeveria jonë ka me agjenci dhe institucione të ndryshme, Irani ka ndërhyrë dhe ka shkatërruar sistemet dhe institucionet tona. A jeni e sigurtë që ishte Irani pas gjithë këtij veprimi?

Ambasadorja Kim: Jemi, jemi të sigurtë. Jemi të sigurtë. Vetëm pak ditë më parë, FBI dhe CISA, Agjensia për Sigurinë Kibernetike, publikuan një raport. Është mjaft i hollësishëm, mund të ta dërgoj nëse dëshiron. Është shumë i detajuar dhe shumë teknik, dhe tregon se sulmi nisi nga Irani. Ju e patë në deklaratat tona, të cilat dolën nga Shtëpia e Bardhë, shprehjen e sigurisë se sulmi erdhi nga Irani, se ne do të qëndrojmë krah Shqipërisë dhe do të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të ndërtuar mbrojtjen e saj kibernetike, dhe se do të ndërmarrim hapa konkretë për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit. Menjëherë pas kësaj, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara vendosi një sërë sanksionesh kundër Ministrisë Iraniane për Inteligjencën dhe Sigurinë, si edhe ministrave…

Blendi Fevziu: Për këtë rast?

Ambasadorja Kim: Është e lidhur me këtë rast, nuk është vetëm për këtë rast,  por po.

Blendi Fevziu: Po, po, lidhur me këtë rast, po.

Ambasadorja Kim: Po. Dhe do të ndërmarrim më shumë… do të vazhdojmë të ndërmarrim më shumë hapa për të trajtuar kërcënimet. Kur dikush kërcënon një aleat të NATO-s, kur dikush kërcënon Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen, ne do të përgjigjemi.

Blendi Fevziu: Mendoj se ka patur edhe dy njoftime të tjera mbi akte terroriste nga Irani, disa vjet më parë dhe më i fundit, ishte në qershor, gjatë konferencës së MEK në Durrës. A mendoni se Shqipëria është në shënjestër le të themi të akteve terroriste nga Irani? A ekziston ky rrezik?

Ambasadorja Kim: Iranianët janë qartazi të pakënaqur nga vendimi i Shqipërisë për të strehuar ata që kundërshtojnë regjimin Iranian.

Blendi Fevziu:  Opozita politike e Teheranit.

Ambasadorja Kim: Po. Dhe është shumë e rëndësishme që Shqipëria të bëjë punën e saj ashtu e gjykon më mirë, pa pasur frikë nga kërcënimet e vendeve si Irani. Prandaj ata janë të padëshirueshëm kudo në botë, sepse sillen kështu. Prandaj ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë, përfshirë edhe duke punuar me ekspertët tuaj për të ndërtuar mbrojtjen tuaj kibernetike dhe për të korrigjuar kërcënimet që mund të kenë ekzistuar.

Blendi Fevziu: Por problem është se, dhe e pyeta edhe Kryeministrin për këtë, opozita iraniane në Shqipëri, nuk flas për numra pasi nuk i di, por problem është se ata janë mirëpritur nga ne. Ata këtu kanë ardhur si refugjatë për të jetuar, jo për të vepruar politikisht nga Shqipëria. Nuk është problem ky?

Ambasadorja Kim: Kjo është diçka që qeveria shqiptare dhe organizata duhet ta trajtojnë.

Blendi Fevziu: Nuk është… nuk keni asnjë koment për këtë.

Ambasadorja Kim: Nuk kam asnjë koment tjetër për këtë.

Etiketa: Yuri Kim

Të Lidhura

Bayern Munich shkatërron Leipzig dhe shkëputet 11 pikë në krye, Dortmund fitore në “frymën e fundit” –

Bayern Munich shkatërron Leipzig dhe shkëputet 11 pikë në krye, Dortmund fitore në “frymën e fundit” –

nga 27
12:09 | 18/01/2026
0

Bayern Munchen i dha një goditje të fortë konkurrentëve të tij në Bundesligë, duke mposhtur Leipzig 5-1 në një përmbysje...

Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin –

Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin –

nga 27
11:53 | 18/01/2026
0

Dyshohet se kishte shënjestër për atentat, arrestohet 24-vjeçari i armatosur në shëtitoren e plazhit. Bashkë me të një i dytë...

Dy apartamente shndërrohen në shtëpi publike në Durrës, arrestohet tutorja –

Dy apartamente shndërrohen në shtëpi publike në Durrës, arrestohet tutorja –

nga 27
11:27 | 18/01/2026
0

Një 52-vjeçare nga Armenia është arrestuar nga policia pasi organizonte prostitucion në Durrës, duke shfrytëzuar edhe një 22-vjeçare nga Peruja....

Senegali i Sadio Mane përballë Marokut të Brahim Diaz, sonte luhet finalja e madhe e Kupës së Afrikës –

Senegali i Sadio Mane përballë Marokut të Brahim Diaz, sonte luhet finalja e madhe e Kupës së Afrikës –

nga 27
10:17 | 18/01/2026
0

Senegali dhe Maroku do të përballen sonte në finalen e Kupës së Afrikës, në një duel historik në orën 20:00,...

Para
Pakënaqësia ndaj qeverisë/ Minxhozi: Rama po fut duart në xhepat e shqiptarëve

Pakënaqësia ndaj qeverisë/ Minxhozi: Rama po fut duart në xhepat e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bayern Munich shkatërron Leipzig dhe shkëputet 11 pikë në krye, Dortmund fitore në “frymën e fundit” –

Bayern Munich shkatërron Leipzig dhe shkëputet 11 pikë në krye, Dortmund fitore në “frymën e fundit” –

12:09 | 18/01/2026
Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin –

Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin –

11:53 | 18/01/2026
Dy apartamente shndërrohen në shtëpi publike në Durrës, arrestohet tutorja –

Dy apartamente shndërrohen në shtëpi publike në Durrës, arrestohet tutorja –

11:27 | 18/01/2026
Senegali i Sadio Mane përballë Marokut të Brahim Diaz, sonte luhet finalja e madhe e Kupës së Afrikës –

Senegali i Sadio Mane përballë Marokut të Brahim Diaz, sonte luhet finalja e madhe e Kupës së Afrikës –

10:17 | 18/01/2026
Kjo është diçka krejt normale –

Kjo është diçka krejt normale –

09:59 | 18/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Bayern Munich shkatërron Leipzig dhe shkëputet 11 pikë në krye, Dortmund fitore në “frymën e fundit” –
  • Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin –
  • Dy apartamente shndërrohen në shtëpi publike në Durrës, arrestohet tutorja –
  • Senegali i Sadio Mane përballë Marokut të Brahim Diaz, sonte luhet finalja e madhe e Kupës së Afrikës –
  • Kjo është diçka krejt normale –
  • Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bayern Munich shkatërron Leipzig dhe shkëputet 11 pikë në krye, Dortmund fitore në “frymën e fundit” –
  • Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com