Xhufi: Bashkë me ligjin e luftës të kthehen pronat e Çamëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhufi: Bashkë me ligjin e luftës të kthehen pronat e Çamëve

13:17 | 21/12/2017
në Shqiperi
0
Historiani Pellumb Xhufi, duke folur gjate nje konference me teme "Politika e Jashtme e Shqiperise dhe Diplomacia Shqiptare", ne hotel Tirana.

Historiani Pellumb Xhufi, duke folur gjate nje konference me teme "Politika e Jashtme e Shqiperise dhe Diplomacia Shqiptare", ne hotel Tirana.

Mënyra se si po vepron diplomacia shqiptare në trajtimin e problemeve me Greqinë ka marrë kritika nga Pëllumb Xhufi historiani që ndër vite ka ndjekur dinamikën e zhvillimeve mes dy vendeve.

Në një intervistë për Report TV Pëllumb Xhufi thotë që Shqipëria nuk duhet të ekzaltohet me deklarimin e Kotzias për heqjen e ligjit të luftës. “Heqja e ligjit të luftës e them me siguri se nuk do t’i bënte nder qeverisë greke, por do të shlyente një borxh, njollë të politikës së jashtme greke. Ligji i luftës është një ligj absurd për më tepër na konsideron vend mik, dhe do të kemi marrëdhënie strategjike, aleat strategjik, pra nuk ka asnjë farë kuptimi, është një lëvizje e vonuar, presim kur të bëhet se deri tani kemi vetëm fjalë,” u shpreh Xhufi.

“Gjykoj që jo vetëm ligji duhet të hiqet si i tillë por edhe efektet e ligjit, menjëherë duhet të ndjekin efektet e ligjit. Në gjykimin tim efekti kryesor është kthimi i pronave të ngurtësuara të qytetarëve Shqiptarë që me shpalljen e ligjit të luftës në vitin 1940 u bllokuan nga qeveria e atëhershme greke, mbahen sot e kësaj dite të bllokuara. Efekti tjetër do të ishte njohja de jure e kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë e vendosur në vitin 1913, e cila është e konfirmuar me vendimin e ambasadorëve në vitin 1926 në “Protokollin e Firences”. Mendoj se këto dy gjëra duhet ta ndjekin heqjen e ligjit të luftës, duhet të ndodh menjëherë dhe pa kushte” shpjegoi historian Pëllumb Xhufi.

Read more

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Historiani Xhufi ndalet edhe tek çështja Çame. “Problemi çam e ka edhe ai brenda problemin e pronave, por ai është vetëm një element i çështjes çame ka një sërë problemesh të tjera, me heqjen e ligjit të luftës duhet të bëhet edhe kthimi i pronave siç bëhet më marrëdhëniet e zakonshme për transaksione, në marrëdhëniet e qytetarëve me shtetin, kjo ndodh edhe këtu në Shqipëri dhe jo në bende të tjera”, tha Xhufi. “Çështja çame është shumë e rëndësishme, por është çështje tjetër, ligji i luftës ka bllokuar ka mbajtur nën sekuestro pronat e qytetarëve të Shqipërisë në vitin 1940”, shpjegoi Xhufi.

“Popullsia çame në atë kohë ishte si të thuash ishte pjesë e shtetit grek nga viti 1913 kur ky territor u aneksua nga Greqia. Problemi çam e ka edhe ai brenda problemin e pronave, por ai është vetëm një element i çështjes çame ka një sërë problemesh të tjera, me heqjen e ligjit të luftës duhet të bëhet edhe kthimi i pronave siç bëhet më marrëdhëniet e zakonshme për transaksione, në marrëdhëniet e qytetarëve me shtetin, kjo ndodh edhe këtu në Shqipëri dhe jo në vende të tjera”, tha Xhufi.

Vendimin e qeverisë shqiptare për lejimin e të tjera varrezave greke në territorin e Shqipërisë Pëllumb Xhufi e shikon si një veprim që mbështet tezat e Voiro Epirit. “Çështja çame ishte një spastrim etnik ndaj një popullsie që ishte autoktone aty, kishin qytetari greke por me kombësi shqiptare dhe të fesë myslimane, u përzunë pikërisht se ishin shqiptarë por në të njëjtën kohë myslimanë. Pronat janë aty të bllokuara dhe dua të rikujtoj se problemi i kthimit të pronave të qytetarëve shqiptarë, të sekuestruara me ligjin e luftës. Qeveritë shqiptare e kanë kërkuar në fillim të viteve 50 dhe në fund të viteve 60, u ngrit një institucion i përshtatshëm për zgjidhjen e këtij problemi, pas heqjes së ligjit të luftës duhet të kthehen edhe pronat”, shpjegoi historiani.

“Ushtarët grekë të rënë gjatë luftës Italo-Greke në vitin ’40-41 meritojnë një monument dhe jo të zihen sipërfaqe të tëra toka, madje në një zonë nevralgjike është një vend i shtrenjtë, madje në një zonë siç është ajo e pretenduar nga ‘Vorio Epiri” të ngrihen varreza nga Korça, Këlcyrë dhe të dalin në Vularat ku janë ngritur disa varreza të tjera, çdo gjë ka mas, kështu më duket e tepruar dhe janë ngritur 3 varreza që janë aktualisht. E dimë se çfarë problemesh shkaktuan varrezat e “Kosinas” u tentuan të mbusheshin me eshtrat e banorëve, burrave, grave dhe fëmijëve të fshatrave shqiptare”, tregoi Xhufi.

http://shqiptarja.com/home/1/xhufi-bashk–me-ligjin-e-luft-s-t–kthehen-pronat-e–am-ve-459863.html?pos_1

Etiketa: ligji i luftesPëllumb Xhufipronat e Çamëve

Të Lidhura

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

nga 27 ok
15:45 | 28/04/2025
0

Në super tenderin e rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve në Poliçan puqen kryebashkiaku i korruptuar Adriatik Zotkaj dhe Eral...

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

nga 27 ok
15:42 | 28/04/2025
0

Fusha e sportit në Valias është kthyer në shesh korrupsioni, ku kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka favorizuar Astrit...

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

nga 27 ok
18:45 | 18/04/2025
0

Në 24 orët e fundit, Shqipëria u zgjua dhe u errësua me krisma armësh. Një atentat në Lezhë dhe një...

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

nga 27 ok
16:02 | 06/04/2025
0

Pasi i hëngrën fjalët dhe premtimet për vite me radhë, pushtetarët duket se do të hamë edhe lekët e tenderit...

Para
Shqipëria do ndërtojë 8000 varre të grekëve, Kotzias kërkon të zgjerojë kufirin detar

Shqipëria do ndërtojë 8000 varre të grekëve, Kotzias kërkon të zgjerojë kufirin detar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com