Pak pas dasmës së bujshme të mbajtur ditën e parë të shtatorit që lamë pas, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, lajmëroi se ajo dhe aktori Besart Kallaku do të bëheshin prindër për herë të parë.
Por mësohet se ditën e sotme, këngëtarja është bërë nënë, duke sjellë në jetë të voglën e saj.
Xhensila e solli në jetë vajzën, në një spital privat në Tiranë.
Mësohet se nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë, ndërkohë që ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
Megjithatë deri më tani çifti i njohur nuk kanë zbuluar as foton dhe as emrin e vogëlushes.
Xhensila prej kohësh ka shprehur dëshirën se dëshironte të bëhej me vajzë, dhe tashmë ka marrë në krahë frytin e dashurisë së saj dhe Besit.