Një burrë ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka qëlluar me armë djalin. Bëhet fjalë për një 54-vjeçar me inicialet V.M, nga Carsoli i Italisë.
Mediat e vendit fqinj raportojnë se e lënduara është me origjinë shqiptare, dhe dyshohet se xhelozia e burrit ka çuar në degjenerimin e situatës në familje.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, teksa gruaja shqiptare, rreth 44 vjeç, ka telefonuar karabinierët, të cilët shkuan me shpejtësi në vendngjarje.
Policia sekuestroi në banesë, përveç armës me të cilën qëlloi ndaj djalit të tij, edhe pesë pistoleta të tjera, të denoncuara si të vjedhura, dy prej të cilave të modifikuara dhe me numrin e regjistrimit të fshirë, disa karikatorë, rreth 70 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe katër armë të ftohta.
Mbi të rëndon akuza e dhunës në familje dhe tentativë për vrasje.