Kryetari aktual i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka paditur në gjykatë procesin e votimeve të 30 qershorit, duke kërkuar që të respektohet dekreti i presidentit Meta.
Mziu kërkon nga Gjykata e Tiranës që të mos njihen votimet dhe mandati i Rakip Sulit.
“Jemi palë e interesuar që të mos njihen votimet dhe mandati i Sulit. Kërkojmë të mos njihen zgjedhjet e 30 qershorit në Kamëz, do të veprojmë sipas dekretit të Presidentit”, është shprehur Mziu ndërsa ka depozituar padinë e tij në Gjykatë.