Pas fitores së madhe të Zvicrës ndaj Irlandës së Veriut me rezultat minimal 1-0, mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka tha ky është një hap i madh përpara për botërorin e Rusisë.
“Fitore e mirë në udhëtim ndaj një kundërshtari të fortë dhe hap i madh përpara për botërorin e Rusisë”, ka shkruar Xhaka në Facebook.
Fitorja erdhi pas një penalltie të shkaktuar në Xherdan Shaqiri, e cila u konvertua në gol në mbrojtësi i Milanit, Riccardo Rodriguez.
Ndeshja e kthimit mes helvetikëve dhe irlando-veriorëve do të luhet të dielën e kësaj jave.-