Pas tre vjetësh pauzë, Volkswageni (VW) do të kthehet në një nga ngjarjet më të mëdha të veturave në Essen të Gjermanisë, “Techno Classica”, për të festuar 50-vjetorin e modelit historik, Passat. VW-ja planifikon ta prezantojë veten si brend “me zemër” dhe të shfaqë modelet më të famshme. Në qendër do të jetë Passati, veturë që VW e konsideron hero të përditshëm me dizajn klasik.
Volkswageni pati lansuar Passatin më 1973 si model kryesor dhe pjesë të strategjisë për të transformuar linjën post-Beetle. Bazuar në Audi 80, Passati pati marrë shumë përbërës e stil nga Audi. Të dyja u dizajnuan nga Giorgetto Giugiaro. I ofruar në disa versione, Passati atë kohë ishte ndër veturat më moderne në Evropë.
Gjenerata e dytë e modelit debutoi më 1980. Me motor që tërhiqte me të gjitha rrotat, prodhimi i veturës u zgjerua në Kinë, Meksikë, Amerikë të Jugut, Afrikë të Jugut dhe u shit në gjashtë kontinente.
Volkswageni bëri disa ndryshime në gjeneratën e tretë të Passatit, duke e lëvizur modelin në platformën e njëjtë si të Golfit. Ishte versioni i parë që shfrytëzoi emrin Passat edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjeneratat e mëhershme njiheshin si “Dasher” dhe “Quantum”. Vetura tash u lansua me ndryshime nga Audi. Më 1993, VW solli rikthimin e stilit me ngjashmëri në Audin.
Për “Techno Classica”, VW ka shfrytëzuar moton “gjithmonë në rilindje të vetes”, për të shënuar 50-vjetorin e modelit. Që nga fillimi, përdoruesit e kanë vlerësuar Passatin për vlerën dhe inxhinierinë. Të tetë gjeneratat njihen si modele të fuqishme duke iu përshtatur ndryshimeve të kohës. Më 2024, modeli do të vijë në platformë të ndarë me Skodan. Versioni sedan do të zëvendësohet me version tërësisht elektrik.