“Vuçiç po sillet si Putini”/ Reagon ‘flakë për flakë’ Albin Kurti në mediat kroate: Serbët po shpenzojnë për ushtrinë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vuçiç po sillet si Putini”/ Reagon ‘flakë për flakë’ Albin Kurti në mediat kroate: Serbët po shpenzojnë për ushtrinë…

15:25 | 22/11/2021
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Në një intervistë me “Vecernji List” të Zagrebit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur “shqetësimin se Serbia po shpenzon aktualisht më shumë për ushtrinë se të gjithë të tjerët në Ballkanin Perëndimor së bashku”.

Ai ka akuzuar gjithashtu presidentin serb Aleksandar Vuçiq se dëshiron ta bëjë Kosovën një “shtet jofunksional”.

Madje, ai ka thënë se Serbia në Ballkanin Perëndimor po sillet si Federata Ruse dhe se po e bën “Republikën Srpska në BeH si Bjellorusinë” dhe “Malin e Zi si Ukrainën”.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

I pyetur se pse mendon se Vuçiç dëshiron të provokojë një konflikt ndërkombëtar dhe nëse e sheh atë si faktor për destabilizimin e Ballkanit, Kurti tha se Kosova nuk është problem, se Kosova ka një problem dhe se problemi i Kosovës është Serbia.

“Në Serbi nuk ka pluralizëm, ka një parti. Ajo parti është edhe shteti. Ai shtet është edhe kisha. Ajo kishë është edhe partia. Atje nuk ka pluralizëm, por pretendojnë demokraci me zgjedhje. Së fundmi Serbia ka rritur shumë shpenzimet ushtarake. Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut së bashku nuk shpenzojnë aq sa Serbia e vetme. Nuk e bën për shkak të Hungarisë dhe Rumanisë dhe ky militarizimi i Serbisë është shumë shqetësues për ne…”, citohet të ketë thënë Kurti.

Ai deklaroi se ka vullnet dhe interes për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për Kosovën, por se kjo varet nëse Serbia është e gatshme dhe se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i tillë që varet shumë më tepër nga gatishmëria e Serbisë për të ndryshuar qasjen e saj.

Ndërsa i pyetur nëse do të pajtohej me shkëmbimin e territoreve, Kurti është përgjigjur negativisht dhe ka thënë se dëshiron që dialogu të zhvillohet për të drejtat dhe nevojat e qytetarëve dhe jo për shkëmbim territoresh.

“Është në natyrën e autokratëve të mendojnë se mund të shkëmbejnë territore sikur të ishin pronë e tyre. Nuk jemi në mesjetë, me monarkë që i konsiderojnë territoret e shtetit si vendin e babait apo monarkut, dhe populli si familje e atij që sundon… Unë mendoj se as serbët nuk e duan një gjë të tillë, atë e dëshiron vetëm presidenti i Serbisë. Tash, derisa unë jam në pushtet, ai nuk përmend shkëmbimin e territoreve, por ai dëshiron ‘boshnjakizimin’ e Kosovës në formën e një entiteti autonom serb brenda republikës sonë, për të na bërë shtet jofunksional dhe nuk e bëri. Dhe kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Etiketa: “Vuçiç po sillet si Putini”Albin Kurti në mediat kroateReagon 'flakë për flakë'Serbët po shpenzojnë për ushtrinë...

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Gabim të rëndojmë Ramën për mëkate që nuk ka!

Soros ‘non grata’ nga Berisha/ Zheji tregon ku po gabon ish-kryeministri: Në kufijtë e satirës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com