Presidenti serb Aleksandar Vuciç, që po e përcjell me vëmendje sa serbë po i binden vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’u pajisur me targa RKS, nuk po jep shenja se do t’i shtyjë serbët e Kosovës që t’i pranojnë ato.
“Nuk do të tërhiqemi. Ne nuk do të tërhiqemi as me targat KM. Targat KM, sikurse edhe kartat e identitetit të Serbisë në Kosovë, janë dëshmi për ne që shteti i Serbisë është ende i pranishëm në Kosovë. Për ne është një gjë mjaft e vlefshme që të mund të themi se Kosova është pjesë e Serbisë. Kjo është esenca,” u shpreh ai.
Kosova dhe Serbia janë pajtuar që qarkullimi ndërmjet dy vendeve të bëhet me letërnjoftime, por s’ka pasur marrëveshje për targat.
Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin...










