Autoritet serbe kanë bërë sot me dije se do të përsëriten zgjedhjet në Tërnoc, zonë ku ka më shumë shqiptarë. Në lidhje me këtë njoftim ka reaguar deputeti shqiptar i parlamentit serb Shaip Kamberi, i cili e ka konsideruar si sulm vendimin e Komisionit Republikan Zgjedhor në Beograd që pranoi kërkesën për përsëritje të zgjedhjeve pikërisht në zonën që e coi atë në Parlament. Në një postim në Facebook Kamberi u shpreh se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe Ivica Daçiç vazhdojnë presionin e tyre ndaj shqiptare në tentativën për t’i larguar nga institucionet shtetërore.
“Pushteti autoritar i Vuçiçit dhe Daçiçit në Beograd po vazhdon të veprojë për t’i përjashtuar ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore. Dje instrumentalizuan politikisht Komisionin Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc të Bujanocit. Përderisa ne do të ankohemi në Gjykatën Administrative, kjo flet se Beogradit zyrtar i pengon edhe një deputet i vetëm shqiptar në një parlament me 250 deputetë, kryesisht serbë dhe të dominuar nga SNS i Vuçiçit dhe SPS i Daçiçit”, ka shkruar Kamberi.
Kamberi shtoi se mekanzimat shtetërorë të SNS dhe SPS po përfshihen edhe në përjashtimin e shqiptarëve nga vendimmarrjet në komunat e Luginës.