Mamurri tronditet sërish. Vetëm pak orë pas vrasjes së adoleshentit, Adriel Sala në Fushë-Mamurras, një ngjarje tragjike ka ndodhur në orën 04:30 të mëngjesit në këtë qytet.
I riu 27-vjeçari, Indrit Pepa, babai i një vajze 4-vjeçare është ekzekutuar në derën e shtëpisë së tij në lagjen Zef Hoti. Mendohet se vrasja e të riut të ketë ardhur për shkak të hakmarrjes. Para gjashtë vitesh Pepa ka plagosur autorin, 49-vjeçarin me inicialet A.M.
Mësohet se i riu jetonte prej kohësh jashtë Shqipërisë dhe se ishte kthyer kohët e fundit në atdhe, tek familja e cila qendronte e ngujuar prej 6 vitesh, që nga momenti i plagosjes që Pepa kishte bërë ndaj autorit.