Policia e Kosovës njofton për vrasjen e 48-vjeçarit me inicialet N.C., në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, konkretisht në Kaçanik të Vjetër. Viktima ishte gjetur pa shenja jete në automjet.
Dyshohet se persona të panjohur nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Gjithashtu, janë gjetur edhe dy automjete të djegura.
The post Vritet një 48-vjeçar në qytetin shqiptar appeared first on 27.








