Shoferi vrasës në sulmin e Barcelonës është vrarë sot nga policia.
22-vjeçari Younes Abouyaaquob, është vrarë në zonën Subirats, në periferi të Barcelonës.
Një fqinjë e të riut ka zbuluar vendndodhjen e tij dhe ka njoftuar autoritetet.
Operacioni policor, megjithatë, është ende në zhvillim e sipër, duke kërkuar për bashkëpunëtorët e Abouyaaqoub.