Një vajzë 27-vjeçare është gjetur e mbytur në banesën e saj në Kavajë. Viktima është Jonida Camaku, e cila dyshohet të jetë vrarë nga 65-vjeçari Sokrat Shani. Ky i fundit është gjetur i vetvrarë në Lushnje. Dyshimet e policisë për autorësinë e krimit nga Sokrat Shani, lidhen me një letër lamtumire që është gjetur pranë trupit të pajetë të vajzës 27-vjeçare.