Mediat amerikane kanë bërë publik lajmin tragjik të vrasjes së një shqiptari. Grei Frashëri është vrarë me armë zjarri më 7 shtator, ndërsa lajmi është bërë publik dje nga mediet amerikane, pasi është bërë identifikimi i tij.
I riu shqiptar u qëllua me disa plumba në qafë dhe u gjet i shtrirë përtokë, ndërsa policia gjeti në vendngjarje disa gëzhoja, autorët e ngjarjes janë larguar me shpejtësi me tre makina, pasi kanë kryer krimin.
Mediat amerikane raportojnë se shqiptarit është tentuar t’i jepet ndihma e parë nga një agjent sekret, i cili e ka gjetur të gjakosur në rrugë. Ai e ka transportuar të riun në spital në gjendje kritike, por përpjekja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat për shkak të plagëve të rënda të marra në pjesën e qafës.