Është identifikuar autori i vrasjes në Sarandë. Bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.
Burime për gijotina.com bëjnë me dije se sherri që çoi në vrasjen e Klodian Bakiajt ka nisur për shezlongët.
Këtë pasdite, pas orës 18:00, pushuesi është qëlluar me thikë pas shpine, pas sherrit të nisur.
I plagosuri është dërguar në spital, por nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Gjithashtu pritet të merren në pyetje edhe dëshmitarët okularë të ngjarjes.