Arrestohet Besnik Pjetri, autori i vrasjes së ish-vjehrrit dhe ish-kunatit të tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Grykë-Zezë të Lezhës në gusht të këtij viti. Pas krimit autori u arratis, ndërsa ra në pranga sot. Besnik Pjetri qëlloi për vdekje me armë Pjeter dhe Gent Perjakun, teksa këta të fundit ndodheshin në banesën e tyre dhe sapo ishin kthyer nga Italia.
Krimi i rëndë dyshohet se si motiv ka pasur konfliktet e vazhdueshme pas divorcit për një shumë parash mes autorit dhe vajzës e viktimës.
Autori kishte dy fëmijë nga martesa me vajzën e viktimës, ndërsa jetonin më herët në Itali. Ata thuhet se vazhdimisht kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, për çështje ekonomike që çoi dhe në vrasjen e dyfishtë.