Vrasje, zhdukje personi e tritol! Njihuni me dosjen e nxehtë në SPAK – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasje, zhdukje personi e tritol! Njihuni me dosjen e nxehtë në SPAK –

11:18 | 28/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Mësohet se prokurorët e dosjes ndodhen në fazën e përfundimit të vendimit, për shpalljen e moskopetencës lëndore dhe pritet që në fillim të muajit Nëntor 2023, të gjitha aktet hetimore për këtë çështje dhe ngjarjen e sulmit me tritol në shtëpinë e biznesmenit Lefter Lefteri alias Afëz Kulla, ti transferohen prokurorëve të SPAK.

Një ndër dosjet më të bujshme që ndodhet në prokurorinë e Sarandës, e cila flet për vrasjen dhe zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonidha Theodhorit, është gati të transferohet në prokurorinë e posaçme SPAK.

Do jenë këta të fundit që më pas do kryejnë hetime të mëtejshme dhe të thelluara, për këto ngjarje të ndodhura në qytetin bregdetar.

Por duket se në SPAK, do shkojë dhe çështja penale e sekuestrimit të 22 kg dinamit dhe 3 bidona benzinë, të bllokuar në muajin Gusht 2023 në qytetin e Fierit.

Lënda shpërthyese ka dyshime të forta se po përgatitej t’i vendosej një personazhi të botës së krimit në Fier.

Rolin për këtë punë, policia beson se e kishte marrë i njëjti grup kriminal që kreu rrëmbimin, vrasjen dhe më pas zhduku dy të rinjtë në fshatin Vrinë të Sarandës.

Për vrasjen dhe zhdukjen e dy miqve Sulovari dhe Leonidha Theodhorit, deri në këtë fazë të hetimit janë arrestuar Albi Mëcini, i cili ndodhet në burg.

Mëcini, u zbulua nga një gjurmë biologjike e fiksuar nga policia e Vlorës, në një bidon uji i sekuestruar në makinën tip “Benz”, me të cilën ishte marë peng njëri prej personave të zhdukur.

Mëcini, është një nga miqtë besnikë të Admir Tafilit, një i dënuar ky me tre burgime të përjetshme. Mëcini është personazhi kryesor që mori pjesë në arratisjen e bujshme të Tafilit nga burgu i sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës.

Ndërsa në gjendje arresti për zhdukjen e dy sarandjotëve, u vendos nga gjykata për një periudhë 4 mujore dhe një menaxher shitjesh i pasurive të paluajtshme në Sarandë, Sofokli Baxheri.

Baxheri, u arrestua për akuzën e “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi ishte njeriu që i kishte gjetur shtëpinë me qëra anëtarëve të grupit kriminal, dhe nuk tregonte veprimet që kishte kryer atë ditë, duke penguar policinë të zbardhte ngjarjen.

Aktualisht Baxheri është ndarë nga kjo dosje dhe çështja kundër tij i përcillet gjykatës së Sarandës për shqyrtim gjyqësor.

Kurse në kërkim për këtë krim vijojnë të jenë dy miqtë e të arrestuarit Albi Mëcinit, Sebastian Lataj dhe Arafat Manërkolli, të cilët gjatë hetimeve të kryera rezultojnë të përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit në fshatin Vrinë të Sarandës.

Njëherësh në kërkim është dhe Ervis Cukali nga Tirana, i cili rezulton i përfshirë tek ngjarja e zbulimit të 22 kg dinamit dhe 3 bidonave me benzinë.

Rrëmbimi, vrasja dhe më pas zhdukja e trupave të Sulovarit dhe Theodhorit, ndodhi në muajin Prill 2023.  Ka dyshime dhe indicie se trupat e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, janë vrarë dhe më pas groposur në fshatin Vrinë të Sarandës.

Konflikti lidhet me përplasjet e një pas njëshme dhe serinë e vrasjeve që nisi për tregtinë e drogës në ishullin e Korfuzit dhe disa zona në Greqi, duke çuar në vrasjen e Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës në Tiranë./ Ora news

Read more

Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, trajneri i ri i Manchester Cityt nënshkruan kontratën 3-vjeçare –

Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim –

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit –

Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë –

Të Lidhura

nga 27
14:04 | 26/05/2026
0

Manchester City ka vendosur për trajnerin e ri pas largimit të Pep Guardiolës. Enzo Maresca do të marrë drejtimin e...

Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim –

Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim –

nga 27
13:42 | 26/05/2026
0

Deputeti i PD-së, Blendi Himçi ka qenë sot në fshatin Mengel, ku një ditë më parë në një aksident tragjik...

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit –

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit –

nga 27
13:38 | 26/05/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku një motor ka goditur nga pas një automjet....

Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë –

Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë –

nga 27
13:20 | 26/05/2026
0

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka hedhur akuza për manipulim të procesit të votimit për kreun e Partisë Demokratike, duke...

Para
Ja si u blenë votat e 14 majit –

Ja si u blenë votat e 14 majit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, trajneri i ri i Manchester Cityt nënshkruan kontratën 3-vjeçare –

Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, trajneri i ri i Manchester Cityt nënshkruan kontratën 3-vjeçare –

14:04 | 26/05/2026
Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim –

Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim –

13:42 | 26/05/2026
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit –

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit –

13:38 | 26/05/2026
Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë –

Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë –

13:20 | 26/05/2026
Dekoroi babanë e Ergysit për t’i mbyllur gojën Agasit Junior –

13:06 | 26/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, trajneri i ri i Manchester Cityt nënshkruan kontratën 3-vjeçare –
  • Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim –
  • Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit –
  • Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë –
  • Dekoroi babanë e Ergysit për t’i mbyllur gojën Agasit Junior –
  • U përplas për vdekje nga regjisori Petri Bozo, 7-vjeçari përcillet mes lotësh e dhimbjes për në banesën e fundit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, trajneri i ri i Manchester Cityt nënshkruan kontratën 3-vjeçare –
  • Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com