Autorët e vrasjes i kishin zënë pritë në një rrugicë të errët
Andrea Çoba, 35-vjeç banues në Shkodër humbi jetën pasi e qëlluan në një rrugicë të errët në lagjen “Skëndërbeg” të qytetit. Vrasësit e kanë qëlluar me armë në kokë në automjetin e tij, pasi i kishin zënë pritë që më parë. Ata kanë përfituar nga errësira dhe kanë drejtuar mbi makinën e tij një breshëri plumbash, për tu larguar më pas në rrugicat e lagjes.
Policia njoftoi se pas ngjarjes 35-vjeçari Çoba është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur të mbijetojë, pasi ishte qëlluar në kokë.
Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet dhe autorët e krimit, por sipas hetimeve të para, dyshohet se vrasja është kryer për motive hakmarrjeje.