Një person është arrestuar si i përfshirë në krimin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme tek liqeni artificial, ku humbi jetën Haxhi Baçinozi.
Burime nga policia thanë se është vënë në pranga Myftar Pasha, 56 vjeç mik me autorin e dyshuar të vrasjes, Islam Myrtaj, i cili është ende në arrati.
56-vjeçari Pasha akuzohet për mos kallëzim krimi.
Krimi i rëndë ndodhi në sy të djalit të Baçinozit mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:15 minuta.
/syri.net/