Publikohet fotoja e Leonard Bashaliu, autori i vrasjes që tronditi fshatin Gjocaj të Peqinit, i cili ekzekutoi me armë zjarri, 45-vjeçarin Ylber Xhahysa.
Shkak i ngjarjes duket të jenë bërë motive mjaft banale ku një konflikt i nisur 5 vite më parë ka çuar sot në humbjen e një jete. Leonard Bashaliu ka deklaruar para policisë se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ylber Xhahysës për shkak të një konflikti të 5 viteve më parë për gërvishtjen e makinës, që është përshkallëzuar më pas sot në përdorimin e armës.
45-vjeçari Ylber Xhahysa u dërgua në spital ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.